Bordi i RTK-së ka mohuar paralajmërimin e juristes së medias, Flutura Kusari, se Lëvizja Vetëvendosje po synon largimin e 200 deri në 300 punonjësve nga Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) e t’i zëvendësojë ata me njerëz të vet.
Bordi i RTK-së e ka cilësuar këtë “dezinformatë”. Ata kanë theksuar se pretendimet për largimin masiv të punonjësve “nuk kane asnjë lloj ndërlidhje me reformën e cila është paralajmëruar se do të ndodh tash e një kohë”.
“Bordi i RTK-se reagon ndaj dezinformatave qe jane shperndare sot permes rjeteve sociale. Permbaje te tilla kane per qillim denigrimin e anëtarëve të bordit dhe tentim ndikim permes presionit publik në vendimet e anëtareve. Jane te pavërteta pretendimet se nga RTK planifikohet te largohen 200-300 punonjes. Informacione te tilla tendencioze mund te krijojne panik te punonjesit. Raportet jetore qofte ai financiar ose ai i aktiviteteve te punes nuk kane asnje lloj nderlidhje me reformën e cila shtë paralajmeruar se do te ndodh tash e nje kohe. Per me teper jane qellimkëqija deklaratat se 200-300 punonjes po largohen, per t’u zevendesuar me te tjere. Kjo nuk ka te beje me realitetin se pari dhe se dyti, bordi aktual ka dhenë shembull te krijimit te nje sistemi meritokratik gjate rekrutimeve te stafit.” – thuhet ndër të tjera në reagim.