Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, për të qenë anëtar i Bordit të Paqes.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrisë së Izraelit.
Bordi i Paqes po krijohet pikërisht çështjet dhe arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, e që lidhet drejtpërdrejt me Izraelin dhe Palestinën.
Ftesën për të themeluar këtë bord e ka marrë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Më 29 shtator 2025, shpalla planin gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, një udhërrëfyes i jashtëzakonshëm me 20 pika, i përqafuar me shpejtësi nga të gjithë liderët botërorë, përfshirë krerë shtetesh kryesore në botën arabe, Izrael dhe Evropë. Në vazhdim të këtij plani, më 17 nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese Rezolutën 2803, duke e mirëpritur dhe mbështetur këtë vizion.
Tani ka ardhur koha që të gjitha këto ëndrra të kthehen në realitet. Në zemër të planit qëndron Bordi i Paqes, bordi më mbresëlënës dhe më me ndikim që është krijuar ndonjëherë, i cili do të themelohet si një Organizatë e re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Transitore” thuhet në letrën e Trumpit.






