3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Bordi i AKP-së aprovon dhënien në shfrytëzim të 33 pronave

- Advertisement -

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka aprovuar dhënien në shfrytëzim të 33 pronave, ndërkaq refuzoi ofertat e pranuara për 15 asete.

Në mbledhjen e sotme Bordi i AKP-së miratoi Rregulloren për Rregullat e Përgjithshme të Tenderit dhe Procedurave të Shitjes me Tender Publik, si dhe ratifikoi vendimin emergjent të datës 15 shkurt për konstituimin e Bordit të përkohshëm menaxhues të ndërmarrjes Agrokosova Holding.

Bordi miratoi listat përfundimtare të punëtorëve për 20 % e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për ndërmarrjet shoqërore “Fapol”, në Podujevë, “Apiko” në Deçan, “Ekonomia e Pyjeve” Prishtinë, KB “Pirana” Prizren dhe “Stacioni i Veterinës” në Rahovec.

Bordi po ashtu miratoi shpërndarjen e pjesës 20 % të të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për listat përfundimtare të punëtorëve për ndërmarrjet “Fapol” në Podujevë, “Apiko”, në Deçan, “Ekonomia e Pyjeve” në Prishtinë, KB “Pirana” në Prizren dhe “Stacioni i Veterinës” Rahovec. Bordi e autorizoi menaxhmentin që sipas procedurave ligjore në fuqi të bëjë shpërndarjen e mjeteve nga 20 % për këto ndërmarrje.

Bordi shqyrtoi çmimet e ofruara përmes ofertimit nga qiradhënia e aseteve (likuidim) përmes rishpalljes publike, ku për 33 asete aprovoi qiradhëniet duke vlerësuar se janë arritur rezultate më të mira sa i përket çmimeve të ofruara krahasuar me shpalljen e mëparshme, ndërsa u refuzuan ofertat e pranuara për 15 asete, për shkak të ofertave me çmime të ulëta, të cilat do të ritenderohen në të ardhmen njëjtë sikur edhe 20 asete për të cilat nuk pati oferta.

Bordi aprovoi raportet e shpërndarjeve të pjesshme për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore IAC “Bujqësia” Pejë, Autoshtëpia “Mustafë Rexhepi” Ferizaj, NHTT “Pashtriku” Gjakovë, “Ratko Mitroviç-Kulla” Prishtinë, KB “Fryti” Lipjan dhe ndërmarrjen shoqërore “Fapoli” Podujevë.

Në këtë takim Bordi u njoftua edhe për propozimin e raportit përfundimtar të mbylljes për ndërmarrjen shoqërore “Kluz” në Prishtinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit