Më poshtë, gjeni opinionin e plotë të përkthyer:
Presidenti Biden në vazhdimësi dhe me të drejtë, ka përshkruar rreziqet që janë në garën presidenciale të këtij nëntori, si asgjë më pak se sa e ardhmja e demokracisë amerikane.
Donald Trump e ka dëshmuar veten se është një rrezik për këtë demokraci – një figurë e çrregullt dhe me interesa personale, e padenjë për besimin e publikut. Ai është përpjekur sistematikisht të minojë integritetin e zgjedhjeve. Mbështetësit e tij kanë përshkruar, publikisht, një agjendë të vitit 2025 që do t’i jepte atij fuqinë për të realizuar premtimet dhe kërcënimet më ekstreme. Nëse ai kthehet në detyrë, ai është zotuar të jetë një lloj tjetër presidenti, i pakufizuar nga kontrollet mbi pushtetin e vendosur në sistemin politik amerikan.
Z.Biden ka thënë se ai është kandidati më i mirë, me mundësinë më të mirë për të përballur këtë kërcënim të tiranisë, dhe për ta mposhtur atë. Argumentet e tij qëndrojnë kryesisht mbi faktin që e mposhti z.Trump në vitin 2020. Ky nuk është më një arsyetim i mjaftushëm se pse z.Biden duhet të jetë i nominuarve i demokratëve këtë vit.
Në debatin e së enjtes, presidenti duhej ta bindte publikun amerikan se ai është i barabartë me kërkesat e frikshme të detyrës që po kërkon ta mbajë edhe për një mandat. Votuesit, megjithatë, nuk mund të pritet që të injorojnë atë që ishte e qartë për t’u parë: z.Biden nuk është më njeriu që ishte katër vite më parë.
Presidenti u shfaq të enjten mbrëma si hija e një nëpunësi të madh publik. Ai u përpoq të shpjegonte se çfarë do të arrinte në një mandat të dytë. Ai luftoi për t’iu përgjigjur provokimeve të z.Trump. Ai u përpoq ta mbante z.Trump përgjegjës për gënjeshtrat e tij, dështimet dhe planet e tij rrëqethëse. Më shumë se një herë, ai u përpoq ta çonte një fjali deri në fund.
Z.Biden ka qenë një president i admirueshëm. Nën lidershipin e tij, kombi ka përparuar dhe ka filluar t’i adresojë një sërë sfidash afatgjata, dhe plagët e hapura nga z.Trump kanë filluar të shërohen. Por, shërbimi më i madh publik që z.Biden mund të kryej tnai, është të shpallë se nuk do të vazhdojë të kandidojë për t’u rizgjedhur.
Siç qëndron, presidenti është i përfshirë në një lojë të pamatur. Ka liderë demokratë të pajisur më mirë për të paraqitur alternative të qarta, bindëse dhe energjike ndaj një presidence të dytë të Trump. Nuk ka asnjë arsye që partia të rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë e shtetit, duke i detyruar votuesit të zgjedhin mes mangësive të z.Trump dhe atyre të z.Biden. Është një bast shumë i madh për të shpresuar thjesht që amerikanët do të anashkalojnë ose do të “zvogëlojnë” moshën dhe dobësinë e z.Biden, që ata e shohin me sytë e tyre.
Nëse gara vjen te një zgjedhje mes z.Trump dhe z.Biden, presidenti në detyrë do të ishte zgjedhja e qartë e këtij bordi. Kjo është ajo, sa rrezik paraqet z.Trump. Duke pasur parasysh këtë rrezik, rrezikun për vendin tonë dhe aftësitë e pabarabarta të z.Biden, ShBA-të kanë nevojë për një kundërshtar të fuqishëm ndaj një kandidati të supozuar republikan. Të bësh thirrje për një kandidat të ri demokrat kaq vonë në fushatë nuk është një vendim i marrë lehtë, por reflekton shkallën dhe seriozitetin e sfidës së z.Trump ndaj vlerave dhe institucioneve të këtij vendi, si dhe papërshtatshmërinë e z.Biden për t’u përballur me të.
Përfundimi i kandidaturës së tij do të ishte kundër të gjitha instikteve personale dhe politike të z.Biden. Ai është ngritur nga tragjeditë dhe pengesat në të kaluarën, dhe beson qartë se mund ta bëjë këtë sërish. Mbështetësit e presidentit veç se po e shpjegojnë debatin e së enjtes si një pikë të dhënash, krahasuar me arritjet tre vjeçare. Por, përformanca e presidentit nuk mund të shkruhet vetëm si një natë keqe, ose duke fajësuar një ftohje të supozuar, sepse vetëm pohoi shqetësimet që janë shtuar për muaj, apo edhe për vite. Edhe kur z.Biden tentoi t’i tregonte propozimet e tij politike, ai pengohej. Nuk mund të tejkalohet nga daljet e tjera të tij publike, sepse ai i ka kufizuar dhe kontrolluar me kujdes ato.
Duhet rikujtuar se z.Biden e sfidoi z.Trump me këtë duel verbal. Ai vendosi rregullat, dhe insistoi në një datë muaj më herët se sa debatet e kaluara zgjedhore. Ai e ka kuptuar që duhej t’i adresonte shqetësimet afatgjata të publikut rreth mbrehtësisë së tij mendore dhe duhej ta bënte këtë sa më shpejt që ishte e mundur.
E vërteta që z.Biden duhet ta konfrontojë tani, është se ai ka dështuar në testin e vet.
Në sondazhe dhe intervista, votuesit po thonë se ata janë në kërkim të zërave të rinj për t’u përballur me z.Trump. Dhe ngushëllimi për z.Biden dhe përkrahësit e tij është se ka ende kohë për t’u mbledhur pas një kandidati tjetër. Derisa amerikanët janë të kushtëzuar nga zvarritja e gjatë e zgjedhjeve presidenciale shumëvjeçare, në shumë demokraci, fushatat organizohen brenda disa muajve.
Është një tragjedi që vetë republikanët, nuk janë angazhuar në kërkime më të thella pas debatit të së enjtes. Vetë performanca e z.Trump duhet të konsiderohet si skualifikuese. Ai gënjeu vazhdimisht dhe paturpësisht për veprimet e tij, historinë e tij si president dhe të kundërshtarit. Ai përshkroi plane që do ta dëmtonin ekonomikë amerikane, do të minonin liritë civile dhe do të prishnin marrëdhëniet e Amerikës me kombe të tjera. Ai refuzoi të bënte një premtim se do të pranonte humbjen, duke iu rikthyer në vend të saj, retorikës që nxiti sulmin e 6 janarit në Kongres.
Megjithatë, Partia Republikane, është përfshirë nga ambiciet e z.Trump. Barra i takon Partisë Demokratike që t’i vendos interesat e kombit, mbi ambiciet e një njeriu të vetëm.
Demokratët që i janë besuar z.Biden, duhet që tani të gjejnë guximin që t’i thonë të vërtetat e qarta liderit të partisë. Njerëz të besuar dhe ndihmës që kanë inkurajuar kandidaturën e tij dhe që e kanë mbrojtur nga paraqitjet në publik, duhet ta njohin dëmin e pozitës së z.Biden dhe gjasat e pakta që ai ta riparojë atë.
Z.Biden u përgjigj në një pyetje urgjente mbrëmjen e së enjtes. Nuk është përgjigja që ai dhe përkrahësit e tij po e shpresonin. Por, nëse rreziku i një mandati të dytë të Trump, sado i madh që ai thotë se është – dhe ne pajtohemi me të që rreziku është i madh – atëherë dedikimi ndaj këtij shteti, ia lë atij dhe partisë së tij, vetëm një zgjedhje.
Rruga më e qartë e demokratëve për ta mposhtur një kandidat që definohet nga gënjeshtrat e tij, është që të merret sinqerisht me publikun amerikan: të pranojë që z.Biden nuk mund ta vazhdojë garën e tij, dhe të krijojë një proces kur zgjedhin dikë më të aftë në vendin e tij që ta mposhtë z.Trump në nëntor.
Është mundësia më e mirë për të mbrojtur shpirtin e shtetit – kauza që e shtyu z.Biden të kandidojë për presidencën në vitin 2019 – nga shtembërimi i z.Trump. Dhe, është shërbimi më i mirë që z.Biden mund t’ia bëjë një shteti që i ka shërbyer fisnikërisht për kaq gjatë. / Nacionale/