Mesa duket puntata e radhës e “Cherry on Top”, programit të ri të Bora Zemanit, do të jetë mjaft speciale, teksa në promon e publikuar sot, duket se moderatorja do të japë një lajm mjaft të pritur nga fansat e saj, ose më saktë nga fansat e ciftit Bora-Donald.
Kështu, në promo, Zemani shfaqet duke mbajtur barkun me dorë dhe thotë se kjo është një “lumturi që duhet ndarë me të gjithë”, ndërsa duket sikur nënkupton pritjen e ëmbël, që në fakt përflitet në media e rrjetet sociale prej kohësh. Ajo cka i shton më shumë dyshimet është prania e Donaldit në këtë puntatë, që shfaqet po ashtu duke e puthur Borën, megjithatë një konfirmim zyrtar nuk kemi.
Nuk na mbetet gjë tjetër, vecse të presim puntatën e nesërme, ndërsa po ashtu në program do të ketë edhe mjaft rrëfime të tjera interesante, që nga Anxhela Peristeri për partnerin, tek Iliri Shaqiri për karrierën dhe Donaldin që duket se ka një surprizën për mamanë e “kunatës”, Heidit.