Kur flasim për vitin 2021, Bora Zemani është pa diskutim një nga personazhet më të përfolur që nga dita e parë e vitit e deri në të fundit.
Dy programet më të ndjekura të vitit kanë pasur kryefjalë pikërisht këtë emër. Ku më mirë se në hapësirën online të dedikuar për personazhët e famshëm, ajo do të spikaste duke marrë mbështetjen tuaj.
Vip Magazine hapi një sondazh për personazhin e 2021-it dhe zgjedhja juaj ka qenë pikërisht ajo me më shumë se 28 mijë vota.
Duke folur për Vip Magazine, Bora ka treguar ndjesitë që ka marrë nga viti i kaluar dhe ambiciet që ka për atë që tashmë sapo ka nisur.
- Intervista
Viti i Bora Zemanit me një fjali?
365 ditë shumë intensive në të gjitha drejtimet.
-Çfarë do kishe bërë ndryshe?
Hamm…ndoshta do harxhoja më pak energji në disa stituata të caktuara që nuk duheshin marrë më seriozisht seç duhet por diçka specifike nuk do ndryshoja.
-Kush janë ambiciet e tua për vitin 2022?
Të ushqej e të rris më shumë gjithçka kam. Përkushtimin për djalin, familjen, shoqërinë, punën, biznesin.
-Dashuria jote më e madhe?
A i bëhet kjo pyetje një mami?! Sigurisht Arbori!
-A do të bëjë Bora Zemani një Përputhen 3?
Në fillim te vitit 2020 nuk e dija që do prezantoja emisionin më të ndjekur për një vit e gjysmë. Nuk i dihet çfarë është rezervuar për ne.
-Një urim për ndjekësit?
Shijoni çdo gjë që keni sepse jeta është e bukur me të gjitha ngjyrat e saj. Shëndet dhe shumë dashuri!