Bora ka fituar ndaj Golden Eagle Yllit në xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit avancuan gjatë tërë takimit, dhe në fund ikën me fitore prej tetë pikësh, 70-78.
Ata drejt triumfit i udhëhoqi Tyler Cheese me 26 pikë.
Ndërkaq, te vendësit u shqua Erjon Kastrati me 16 pikë të shënuara.
Me humbje, Ylli rri i pesti me shtatë pikë, një më shumë se Bora, dy vende më poshtë






