Donaldi-Bora-Beatrix është pa diskutim trekëndëshi i dashurisë më i komentuar i momentit.
Aktualisht duket se aktori i humorit është single pas ndarjes me të dyja vajzat.
Në përfundim të Big Brother Vip ai i dha fund historisë me Trixën dhe duket se po fokusohet akoma më shumë në projektet e tij personale që kanë lidhje me karrierën.
Por duket se fansat nuk e kanë harruar Borën edhe pse dyshja nuk ka lënë asnjë mundësi për një rikthim të mundshëm.
Para primet të djeshëm të Për’puthen Bora ka postuar disa foto me look-un e saj ku ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve që do të ndodhnin në emision, mes të cilave edhe një rikthim.
Por ndjekësit e kanë lidhur datën e djeshme 5 Mars me datën 5 kur Bora dhe Donaldi janë njohur me njëri-tjetrin!/Vip-Magazine.al/