5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Bora flet për herë të parë për raportin e Arborit dhe Donaldit, zbulon si e cilëson i biri partnerin e saj

- Advertisement -

Bora Zemani ka folur për herë të parë në publik në lidhje me marrëdhënien që djali i saj Arbori ka me partnerin e saj Donald Veshaj.

E ftuar në Wake Up, ajo u shpreh se Arbori e cilëson Donaldin si shokun e tij të ngushtë dhe shtoi se ata kalojnë shumë kohë bashkë.

“Ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë Donaldi është shoku im i ngushtë. Ata kalojnë kohë bashkë. Luajnë playstation”, u shpreh Bora Zemani.

Ajo komentoi edhe mbështetjen që i jep partneri çdo natë në prapaskenën e emisionin DWTS, duke e cilësuar atë një krah të fortë në këtë sfidë të re në karrierën e saj televizive.

“Donaldi ka qenë aty për të më mbështetur ashtu si shkoj edhe unë te emisioni i Donaldit. Mua më duhet Donaldi shumë aty, qoftë edhe për një fjalë të mirë. Çfarëdo lloj gjëje të ndodhë kthen sytë aty dhe thua ke njeriun tënd”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit