12.5 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Bora e parë në Kukës, Edi Rama publikon foto

- Advertisement -

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë fotografi nga bora e parë që ka rënë në Kukës, konkretisht në zonën e Shishtavecit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se “Zbardhet Shishtaveci, bie bora e parë në Kukës,” duke treguar kështu se ka nisur sezoni i dimrit në atë pjesë të vendit.

Kryeministri gjithashtu tha se janë marrë të gjitha masat për kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilat janë në terren me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve që prej orëve të para të ditës, duke kujdesur për aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth.

“Ndërkohë janë marrë të gjitha masat nga ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, për të qenë në terren, me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth. Aktualisht qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale,” ka shkruar kryeministri Edi Rama.

 

Të ngjashme

Të fundit