Mbrëmja e sotme ka shënuar rënien e borës së parë sezonale në Kosovë, me reshjet që kanë nisur në fshatin malor Pepaj, në rajonin e Rugovës.
Pamjet e para të borës janë publikuar në Facebook nga Meteo Ballkan.
Ndërkohë, reshjet e shiut kanë përfshirë pjesën më të madhe të Kosovës.
Meteorologët parashikojnë që reshjet do të vazhdojnë edhe në orët në vijim.