8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bora dhe Donaldi prindër së shpejti? Çfarë thotë mikesha e tyre, Semi Jaupaj!

- Advertisement -

Planet për një shtatzënie të mundshme të ciftit Bora Donald komentohen tashmë prej muajsh, ndonjëherë në formën e aludimeve nga mediat rozë dhe herë të tjera si pyetja nga publiku për ta, sepse mesa duket moderatorja dhe aktori janë në fazën e lidhjes që “i duhet një beb tani”. Edhe pse në fakt, ndoshta duhet të kalojnë në fazën e “dasmës” përpara…

Megjithatë, për pritjen e ëmbël të mundshme të ciftit, është pyetur së fundmi edhe mikesha e tyre e ngushtë, Semi Jaupaj, e cila ka gjetur një mënyrë shumë të zgjuar për t’u përgjigjur. Për këngëtaren, dyshes do t’i shkonte shumë një fëmijë, megjithatë dëshirat e tyre mbeten personale dhe është në varësi se sa gati janë.

“I shkon një bebe atyre, por këto janë gjëra personale.(qesh) Do i shkonte një bebe por tani edhe mami im mendon se mua do më shkonte një bebe, por sa gati jam unë të bëj një bebe.(qesh)”- u shpreh Semi në intervistën e sotme në “Live From Tirana”.

Megjithatë le të marrim pozitivet nga kjo deklaratë, përderisa mikesha e tyre mendon se i shkon një beb, me siguri gjithë rrethi i tyre shoqëror e mendon këtë dhe ndoshta po i ushtrojnë “presion” që ta bëjnë bebin, kështu që, le të shpresojmë…

Kujtojmë që Bora ka një djalë, Arborin, nga lidhja e mëparshme me Dj e njohur Vin Velin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit