-0.5 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë

- Advertisement -

Ulja me 5 gradë e temperaturave solli reshje dëbore e ngrica në veri e në juglindje të Shqipërisë. Reshje të dendura dëbore u regjistruan mbrëmjen e se shtunës në Dibër. Në Qafën e Murrizit, në aksin Peshkopi-Kukës në Kalanë e Dodës trashësia e borës i kalon 20 centimetra.

Raportohet se në Rrugën e Kombit dhe Qafë Mali- Fierzë që nga mëngjesi kanë filluar reshjet e dëborës, por nuk paraqiten probleme për qarkullimin.

Në bashkinë Fushë Arrëz, vijojnë reshjet e dëborës, momentalisht trashësia e dëborës arrin rreth 6-8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme. Reshjet kanë qenë prezente prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m të qarkut të Korçës. Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar në 5 cm.

Emergjencat civile raportojnë se nuk ka rrugë të bllokuara dhe janë marrë masat për kriposjen e rrugëve që kanë prezencë të ngricave. Policia e Shtetit apeloi qe drejtuesit e automjeteve të kenë më shumë kujdes, të ulin shpejtësinë, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor si dhe të përdorim goma dimërore e zinxhirë.

Në të gjithë territorin ka pasur furnizim me energji elektrike, me përjashtim të një lagjje në Ostren ku janë dëmtuar disa shtylla prej gati 10 ditësh dhe nuk janë riparuar ende.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit