24.4 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Bonucci tmerroi publikun me një ndërhyrje brutale ndaj një futbolliste gjatë një ndeshjeje bamirësie

- Advertisement -

Një episod i diskutueshëm ndodhi gjatë ndeshjes tradicionale bamirëse “Soccer Aid”, e zhvilluar në “Old Trafford”, ku morën pjesë ish-futbollistë të njohur, yje të muzikës dhe figurat e argëtimit.

Ndeshja, e organizuar në mbështetje të UNICEF-it, mblodhi këtë vit rreth 18 milionë euro për kauza humanitare.

Spektakli, që zhvillohet çdo vit që nga viti 2006 dhe është themeluar nga Robbie Williams, ku luanë një ekip i Anglisë kundër pjesës tjetër të botës. Megjithatë, një moment i papritur në fushë shkaktoi reagime në rrjetet sociale.

Leonardo Bonucci, ish-mbrojtësi i Italisë dhe Juventusit, bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj ish-lojtares së kombëtares së Anglisë, Stephanie Houghton, e cila po luante për herë të parë në këtë ndeshje simbolike.

Gjatë një aksioni në zonën e ekipit “Rest of the World”, Bonucci ndërhyri me një rrëshqitje agresive, duke e rrëzuar Houghton në tokë.

Ndërhyrja nuk u ndëshkua nga gjyqtari i ndeshjes, pasi mbrojtësi italian e preku topin i pari, por mënyra e nisjes dhe intensiteti i aksionit u konsideruan të tepruara për një ndeshje bamirësie.

Houghton kërkoi ndihmë mjekësore pas incidentit, ndërsa përdorues të shumtë në rrjetet sociale reaguan me zemërim, duke kritikuar qasjen e Bonuccit në një event që ka për qëllim argëtimin dhe ndihmën humanitare.

Për ekipin e Anglisë në këtë përballje morën pjesë emra si Wayne Rooney, Gary Neville, Jack Wilshere dhe Michael Carrick, ndërsa për ekipin e “Rest of the World” luajtën ish-yje si Rivaldo, David Trezeguet, Edwin van der Sar, Harry Kewell dhe vetë Bonucci.

Të ngjashme

Të fundit