16.5 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

“Bon ma shumë bukë se po nisem për studime”- si e gënjeu ushtari nënën, për t’iu bashkuar UÇK-së

- Advertisement -

Në lagjen Muzliaj të Istogut, të shtunën është bërë zhvarrosja e dëshmorit Arton Zogaj.

Në këtë proces, në varrin e tij janë gjetur edhe dy granata dore, dhe është përcjellur me emocione të forta tek familjarët dhe bashkëluftëtarët e tij.

Për këtë moment ka folur gazetarja Altiana Zogaj, njëkohësisht mbesa e tij, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ajo ka përshkruar me emocione të mëdha përjetimin e familjes gjatë zhvarrosjes, duke theksuar se ishte një moment i rëndë dhe i ngarkuar emocionalisht për të gjithë, veçanërisht për gjyshin e saj, transmeton Klankosova.tv.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë. Për herë të parë,  babi ndoshta me dyshim, hezitoi  t’i afrohet  ta shoh trupin e tij, sepse në kujtesën  e tij ai mbetet 19-vjeçari trimi që ishte nisur për luftë. Ishte e dhimbshme për të gjithë, sidomos për gjyshin”, rrëfeu Altiana.

Ajo gjithashtu theksoi se kjo është hera e dytë që bëhet zhvarrosja e trupit të axhës së saj.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme:

 

Të ngjashme

Të fundit