20.5 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

“Bomba” e gazetarit: Reali mbylli marrëveshjen me PSG për Mbappe, ja detajet e transferimit

- Advertisement -

Real Madridi së shpejti mund të njoftojë transferimin e Kylian Mbappe. Sipas gazetarit Francois Gallardo në rrjetet sociale, Los Blancos e mbylli marrëveshjen dhe madje tashmë i transferoi paratë te PSG.

Real Madridi do të paguajë 224 milionë euro për transferimin e Mbappes, sipas burimit. 56 milionë euro të tjera janë përfshirë në marrëveshje si bonus.

Pra shuma totale e transferimit mund të jetë 280 milionë euro.

Nëse informacioni është i vërtetë, atëherë Real Madrid do të vendosë një rekord të ri transferimi. Deri më tani, Neymar mbetet lojtari më i shtrenjtë në botë, për të cilin PSG pagoi 222 milionë euro në 2017.

Të ngjashme

Të fundit