7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Bolton thotë se ShBA do të dalë nga NATO nëse “i hallakaturi Trump” fiton më 2024

- Advertisement -

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, John Bolton, që ka bërë një qëndrim të ashpër kundër ish-shefit të tij, Donald Trump i cili i prinë fushatës së republikanëve për zgjedhjet presidenciale.

Bolton ka thënë se ka të ngjarë që Amerika të tërhiqet nga aleanca ushtarake e NATO-s, nëse Trump fiton garën elektorale.

Ai në një intervistë për The Hill, ka kritikuar ish-presidentin Trump për politikën e jashtme, derisa e ka quajtur “të hallakatur, irracional dhe të pakufizuar”.

“Donald Trump nuk ka më të vërtetë një filozofi dhe këtë e kuptojmë nga terminologjia e tij politike”, ka thënë Bolton.

“Ai nuk mendon sipas orientimeve politike kur merr vendime, në veçanti në fushën e sigurisë kombëtare”.

Bolton ka qenë këshilltar për siguri në administratën e Trump nga prilli 2018 deri në shkarkim në shtator të 2019-ës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit