-2.4 C
New York
Friday, January 10, 2025

Buy now

Bolton thotë se Kosova duhet ta shohë si mundësi Administratën Trump 2: Duhet të jeni optimist

- Advertisement -

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë Administratës Trump I, John Bolton, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se Kosova dhe rajoni duhet ta shohin me optimizëm një administratë të re amerikane që do të drejtohet nga Donald Trump dhe si një mundësi për të zgjidhur problemet nga këndvështrime të ndryshme.

Bolton ka thënë se do të jetë krejtësisht një Shtëpi e Bardhë ndryshe dhe një Departamentit i Shtetit me njerëz të rinj e qasje të reja.

Mendoj se nëse mandati i dytë i Trump-it do të jetë si ai i parë, nëse ai përballet me diçka që ka bërë administrata Biden, reagimi i tij i menjëhershëm do të jetë të bëjë të kundërtën. Kështu që do të shohim nëse do të ndjekë këtë model. Por mendoj se për shkak të ndryshimit të qasjes që Trump ka për shumë çështje, ndonjëherë saktë, ndonjëherë gabim, mendoj se qeveria e Kosovës duhet ta shohë këtë si një mundësi të re. Do të jetë një Departament i Shtetit i ndryshëm. Do të jetë një Shtëpi e Bardhë e ndryshme sepse për shkak të natyrës së sistemit tonë politik, kur ka një ndryshim të partisë që kontrollon Shtëpinë e Bardhë, shpesh politikat ndryshojnë ndjeshëm, ndryshe nga shumë sisteme parlamentare ku mund të ndryshojë qeverisja, por politika thelbësore nuk ndryshon kaq shumë”, ka thënë Bolton.

“Kështu që mendoj se të gjithë liderët në rajon që shqetësohen për vazhdimin e pasigurisë duhet të thonë: ja, kjo është një mundësi, ka qasje të re në Washington dhe mund të shohim disa probleme nga një këndvështrim tjetër, dhe ndoshta kjo do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve. Mendoj se duhet të jeni optimist për mundësitë”, ka shtuar tutje ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit