8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Bolton: Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, përfshirë shkëmbimin e territoreve

- Advertisement -

Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia të mund të gjejnë së bashku një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, raporton RTV.

Kjo do të kontribuonte në stabilitetin e Ballkanit, vlerësoi ai në një intervistë për “Politika”, dhe shton se Amerika në Ballkan mund të kishte bërë më shumë.

“Shtetet e Bashkuara janë tërhequr prej disa vitesh dhe ia kanë lënë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Evropës Perëndimore, që ajo të ndërmjetësojë dhe t’u ndihmojë palëve, dhe më duket se kjo ka qenë gjë e mirë,” ka deklaruar ai.

Megjithatë, Bolton mendon se, siç thotë ai, gjatë kohës kur ishte në administratën e presidentit Trump, Shtëpia e Bardhë mund të kishte “bërë edhe më shumë, sepse ekziston interes për të stabilizuar rajonin që ka qenë i paqëndrueshëm gjatë viteve të fundit dhe për ta përfunduar këtë konflikt në mënyrë që të fokusohemi te problemet më të mëdha që dalin nga krijimi dhe rritja e aleancave të reja midis Kinës dhe Rusisë, si dhe kërcënimet ndaj Evropës që vijnë nga situata në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore.”

“Kjo është diçka që po ndodh për një kohë të gjatë – që nga koha e shpërbërjes së Jugosllavisë,” theksoi Bolton, duke shprehur shpresën se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për të cilën palët mund të bien dakord.

Në një intervistë para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në SHBA më 5 nëntor, Bolton vlerëson se rezultati i votimit në Amerikë mund të ndryshojë ndjeshëm rrjedhën e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke pasur parasysh se kandidatët presidencialë mbështesin palë të kundërta.

Siç kam thënë, politika e (Kamala) Harris ndaj Ukrainës, si dhe shumë çështje të tjera të sigurisë kombëtare, do të jetë në një masë të madhe e njëjtë me atë të Biden-it. Por mendoj se Trump gjithnjë e më shumë thekson se ai nuk e sheh Ukrainën si fituese, nuk ka simpati për Ukrainën, por ka më shumë simpati për pozicionin rus. Në nominimin e tij presidencial, ai ka propozuar një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit, e cila në shumë aspekte ngjan me marrëveshjen që Moska do të dëshironte të shihte,” theksoi ai.

Sipas Bolton-it, kjo do të jetë gara presidenciale më e ngushtë në historinë moderne të SHBA-ve dhe aktualisht nuk ka mënyrë për të parashikuar se kush do të fitojë, megjithëse kanë mbetur vetëm disa javë deri në zgjedhje.

“Duke marrë parasysh sistemin elektoral të SHBA-ve, përfituesi do të vendoset vetëm nga disa shtete që kanë shumicën e votave elektorale. Në përgjithësi, flitet për shtatë shtete, dhe në këto shtete gara është shumë e ngushtë. Na kanë mbetur më pak se disa javë, prandaj është e vështirë të thuhet se çfarë ngjarjesh mund të formojnë ndryshimet elektorale dhe në çfarë drejtimesh, por sigurisht që gara do të jetë e paqartë deri në fund,” përfundoi Bolton.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit