Bologna ka shënuar fitore ndaj Napolit, 2-0, në javën e 11-të të Serie A-së.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkaq në të dytën, Thijs Dallinga kaloi vendësit në epërsi pesë minuta pas fishkëllimës së gjyqtarit.
Jhon Lucumi vulosi fitoren për bolonjezët në minutën e 66-të.
Me këtë humbje Napoli bie i dyti me 22 pikë, po aq sa Milanji në vendin e parë, teksa Bologna ngjiutet në të pestin me 21 sosh.






