11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Boll luajte me dy porta”, gruaja i nxjerr të palarat futbollistit të Bayern

- Advertisement -

Bayern Munchen është në krizë të plotë. Humbja e kësaj fundjave bëri që ekipi bavarez të zbriste në vendin e dytë të Bundesligës dhe që tani po flitet për spastrim total në fund të sezonit.

Por, problemet për Bayern nuk janë vetëm në aspektin sportiv. Një nga lojtarët e skuadrës është në qendër të vëmendjes për një skandal në jetën private. Bëhet fjalë për Lucas Hernandez, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm 10 ndeshje zyrtare.

Partnerja e francezit, Amelia Lorente, ka postuar në rrjetet sociale një mesazh ku bën me dije se është ndarë nga mbrojtësi për shkak të një tradhtie të tij, madje tregon edhe emrin e gruas tjetër.

“Boll luajte me dy porta, Lucas Hernandez. Po ta dhuroj Cristina Buccinon. Mos harro që ke edhe dy fëmijë që nuk vjen kurrë për t’i takuar”, shkruan Amelia, e cila i ka fshirë të gjitha fotot që kishte bashkë me Lucas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit