6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Boksieri, Shpetim Bajoku fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

- Advertisement -

Boksieri i ekipit kosovar, Shpetim Bajoku, ka zhvilluar sot ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të boksit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Bajoku në gjysmëfinale kishte përballë boksierin algjerian Jahia Abdelli, nga i cili pësoi humbje me vendim të gjyqtarëve.

Në garën deri në gjysmëfinale, Bajoku në raundin e parë e mposhti boksierin nga Tunizia, Abdesalem Sassi, kurse në çerekfinale shënoi fitore kundër boksierit egjiptian Essam Amen.

Bajoku kishte mundësinë që të luftojë për medaljen e artë, por që pas humbjes nga Abdelli, ai i sjell Kosovës medaljen e bronztë nga boksi në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit