11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bojkoti i Listës serbe/ Osmani: Vjen me urdhër të presidentit

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që serbët në veri të vendit të mos i dëgjojnë thirrjet e Listës serbe, të cilët kërkuan që të bojkotohet procesi i referendumit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve në veri.

Osmanit tha se kjo thirrje për bojkot vjen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Natyrisht Kushtetuta jonë dhe ligjet e kanë krijuar bazën ligjore se bashku me një udhëzim administrative të nxjerrë nga ministria përkatëse që qytetarët e komunave tona të kenë të drejtë të fillojnë procedurat për largimin e kryetarëve. Republika e Kosovës në bashkëpunim me aleatë ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet kjo e drejtë, të mos ju cenohet në as një moment kjo e drejt dhe ata ta realizojnë këtë të drejtë të lirë dhe pa presione. Për fat të keq edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuqiq ai që nuk e mbanë fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelari Scholc edhe presidenti Macron por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të pa ligjshme ndaj serbeve që mos të marrin pjesë në një proces të tillë”, u shpreh Osmani.

Ajo ka mohuar akuzat e Listës serbe, që komunitetit serb po u bëhet presion nga institucionet kosovare.

“Këto janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që Vuçiq po e realizon nëpërmjet Listës serbe në Kosovë. As një presion të vetëm institucionet e Kosovës nuk ja kanë bërë serbëve. Përkundër institucionet e Kosovës kanë bërë gjithçka që të miratohen edhe udhëzimet e reja administrative që qytetarët e veriut të kenë të drejtë të realizojnë mënyrën e largimit të kryetarëve para përfundim të mandatit. Nuk ka as një presion, dhe mos të harrojmë që zgjedhjet nuk i organizon kryeministri por zgjedhjet i organizon KQZ-ja ku edhe Lista Sebe ka përfaqësues, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike dhe është organ i pavarur i cili në as një mënyre nuk ka ndërmarr as një veprim që do t’i cenonte serbet”, tha Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit