Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët”, tha se kosovarët kanë lidhje më të madhe gjenetike me ilirët, ndër shqiptarë.
Ai tha se nga një grup i vogël i Ilirëve dhe Dardanëve që kanë mbijetuar është rikrijuar popullata.
“Në qoftëse thash 80% e shqiptarëve sot në Kosovë e kanë origjinën nga linjat ilire, nëqoftëse shkojmë mbrapsht rreth 1400 vjet, 80% e këtij 80përqindëshi e ka origjinën e jo më shumë sesa 20 meshkujve”, tha ai.
“Popullata shqiptare kanë një homogjenitet shumë të lartë gjenetik”, tha ai në T7.
“Kosova është e përbërë gjysma nga linja Dardane që kanë qenë gjithmonë në Kosovë dhe nuk kanë lëvizur. Dhe gjysma tjetër që janë linja dardane të ardhura nga malësitë e Shqipërisë dhe mbasi krijuan sistemin fisnor janë rizbritur në Kosovë”, u shpreh Bojaxhi.