Edhe pse kishte deklaruar se nuk ka pranon kompensim material dhe dëmshperblim për dëmet e luftës, Saranda Bogujevci megjithatë ka pranuar një shumë parash nga Serbia për familjen e saj. Një hulumtim i gazetarit Lirim Mehmetaj e zë në rrenë për këtë deklaratë, transmeton Gazeta Metro.
Në vitin 2016, Saranda Bogujevci, tashmë deputete e VV-së, kishte deklaruar se familja e saj nuk do të pranojë dëmshpërblim nga Serbia për krimet e kryera në luftë ndaj kësaj familjeje.
Sidoqoftë, në deklarimin e pasurisë për vitin 2020, Bogujevci përfshiu edhe një shumë prej 44 mijë eurosh në pasurinë e saj, duke treguar se është dëmshpërblim nga Serbia.
Gazetari Mehmetaj i ndau dëshmitë e deklarimit të pasurisë, ku qartazi shihet se Bogujevci ka pranuar dëmshpërblimin e lartpërmendur nga shteti serb.
“Siç e shihni nga fotot më poshtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pati dal publikisht në media duke thënë se nuk pranon dëmshpërblimin e caktuar nga Serbia për familjarët e saj”, tregoi ai duke ndarë edhe videon e një interviste të vitit 2016, ku Bogujevci thotë se familja e saj nuk pranon dëmshpërblim nga Serbia.
Deputetja Bogujevci është bërë temë kohëve të fundit pasi përdori gjuhë të ulët ndaj gazetarit Ilir Mirena, i cili po tallej me shefin e saj, Albin Kurti. Bogujevci shkoi aq larg sa tha që nuk e di se si po mund të marr frymë nga ajri i njëjtë si Mirena