Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e Parlamentit, Saranda Bogujevci, i është drejtuar sot Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Ndryshe ky është fjalimi i parë historik, ku Kosova përveç pjesëmarrjes ka pasur edhe të drejtën për fjalë.
Bogujevci ka thënë se Kosova është ndër demokracisë më kumbuese në Ballkanin Perëndimor.
“Kemi edhe vështirësi, përfshirë me fqinjët tanë dhe një të kaluar që nuk ka përfunduar shumë moti. Si Kosovë, jemi Evropë dhe nuk kemi të ardhme tjetër përveç të jemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Bogujevci ndër të tjera.
Përpos kësaj, deputetja Bogujevci ka përmendur se është e mbijetuar e një masakre, duke shprehur kështu mbështetjen për Ukrainën.