11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Bogdanoviqi: Regjimi i Vuçiqit do të më likuidojë, ai ka duart me gjak nga lufta- mbështet kriminelët Radojqiq e Veselenoviq

- Advertisement -

Politikani serb, Boban Bogdanoviq ka dhënë një intervistë për Gazetën Insajderi. Në këtë intervistë, ai ka shpalosur idenë e tij për një parti politike që do të krijonte kushtet për njohje të ndërsjellë mes dy shteteve, Kosovës e Serbisë, por më shumë ka ngritur akuza të rënda për Presidentin serb, Vuçiq, që e quan edhe Goebbels i Sllobodon Millosheviqit.

Për pak ditë ishte në Kosovë. Në Serbi, në anën tjetër, fill pas që kishte dhënë një intervistë me shkrim për Gazetën Insajderi, Shërbimi Sekret Serb (BIA) e kishte ftuar për intervistim. Thotë se donin ta frikësonin.

Por, derisa qëndroi në kryeqytetin kosovar, Boban Bogdanoviq, një politikan serb që jeton në Beograd, prej shumë të rrallëve që e pranon pavarësinë e Kosovës dhe thotë që edhe Republika e Serbisë duhet ta njeh atë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi.

Në këtë intervistë të gjatë ai ka treguar fillimisht se pse e paditi Republikën e Serbisë, dhe e ftoi si dëshmitar në proces njeriun më të fuqishëm, Aleksandër Vuçiqin, të cilit i referohet si diktator i Serbisë.

Ai, në këtë intervistë të gjatë dhënë Insajderit, për herë të parë ka zbuluar biseda me zyrtarë të BIA-së, që në konfidencialitet i kanë thënë që regjimi, sis e quan ai qeverisjen e Vuçiqit, po përgaditet që ta vras.

Kundër tij ishte publikuar edhe një video ku ai në të shihej duke abuzuar me kokainë, por për herë të parë ai e ka sqaruar përmbajtjen e kësaj video dhe se kush, sipas tij, e ka montuar atë. E përmend një person me shumë ndikim në partinë kryesore serbe në Kosovë, Listën Serbe.

Këtë parti e ka akuzuar po ashtu, që bashkë me Presidentin Vuçiq, janë përgjegjës për përzënien e mijëra serbëve nga Kosova, gjë që thotë që erdhi si rezultat i angazhimit të tyre dhe aspak i veprimeve të qeverive kosovare.

Edhe ndaj politikanëve, në veçanti kryeministrave kosovarë ka qenë i ashpër. Thotë që nuk i kupton pse negociojnë me Vuçiqin, të cilin e ka cilësuar si Goebbelsi i Sllobodan Millosheviqit.

“Vuçiqi i ka duart me gjak”, thotë në këtë intervistë Bogdanoviq, por pastaj i përmend edhe lidhjet e tij të fuqishme me kriminel që janë në listën e zezë amerikane, dhe jo vetë, siç është Millan Radojqiq e Zvonko Veselenoviq.

Ende nuk ka parti, por është në proces të themelimit të saj në Serbi, dhe planifikon që ta hapë degën e saj edhe në Kosovë, por pse i frikësohet kaq shumë Aleksandër Vuçiqi? Bogdanoviq ka dhënë përgjigje në këtë, dhe shumë pyetje të bëra në studion e Gazetës Insajderi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit