6.4 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Boehly i “mahnitur” nga Joao Felix, bordi i “bluve” mendon për kompletimin e transferimit

- Advertisement -

Harxhimi i 325 milionë eurove vetëm në merkaton e dimrit, duket se është diçka “normale” për Presidentin e ri të Chelsea, Todd Boehly, i cili tashmë ka shfaqur interesimin për të zyrtarizuar ardhjen e Joao Felix në Londër, duke e blerë përfundimisht kartonin e tij nga Atletico Madrid.

“Luzitani” e ka gjetur menjëherë “veten” në futbollin e “ishullorëve”, teksa është bërë pjesë e formacionit titullar që në mbërritjen e tij. Felix gjithashtu është i hapur për një lëvizje “permanente” te “blutë”, sidomos pas prishjes së marrëdhënies me teknikun e “bardhekuqve” të Madridit, Diego Simeone.

Propozimi i bordit të Chelsea mund të jetë një shumë e caktuar parash plus 1 ose më shumë lojtarë duke marrë parasysh dhe tepricën e futbollistëve që londinezët kanë. Nga ana tjetër, Atletico dëshiron të humbasë sa më pak para duke llogaritur këtu dhe 127 milionë eurot e shpenzuara për blerjen e Felix nga Benfica, kështu që çdo gjë varet nga performancat e portugezit deri në fundin e sezonit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit