8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bob Dole: U desh një brez i ri udhëheqësie i kryesuar nga Thaçi, që aleatët e Kosovës të viheshin në veprim

- Advertisement -
Para pak vitesh ishte botuar libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” nga autorët britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Libri biografik përmban jetën private dhe publike të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Parathënien e librit e kishte shkruar njëri nga politikanët më të njohur amerikan, Bob Dole.

“Rrugëtimi i Thaçit është rrugëtimi i Kosovës“, ishte titulli i vendosur nga Dole.

“Kosova ka përshkruar një udhëtim të pabesueshëm dhe një njeri i rëndësishëm për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan është presidenti Hashim Thaçi. Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Kështjellën e Rambujesë në Francë. Thaçi u ul në tavolinë si figurë, për të cilin dihej pak, por pas mbylljes së konferencës, dy javë më vonë, ai u pranua si zëri i arsyes në një kohë ndasish të mprehta brenda vendit. Fati i Kosovës ishte në dorë të aftësive të admirueshme të Thaçit për të bindur kolegët e tij luftëtarë të bënin kompromis – një detyrë jo e lehtë për ata në terren, të cilët ishin bërë dëshmitarë të krimeve çnjerëzore të kryera nga forcat serbe“, thuhet ndër tjerash në parathënien e shkruar nga veterani i politikës amerikane, Bob Dole, përcjell Demokracia.com.

Tutje, Dole kishte shprehur admirimin e tij ndaj Hashim Thaçit, duke theksuar se ai ishte i aftë për të bërë paqe e për t’i dhënë fund ciklit të dhunës.

“Kur Millosheviqi kundërshtoi me kokëfortësi çdo marrëveshje për paqe dhe planet e tij djallëzore të spastrimit etnik u ndalën nga NATO, Thaçi përsëri dha prova të qëndresës dhe forcës së karakterit, duke çmilitarizuar Kosovën në më pak se tre muaj. Aftësia e udhëheqjes kosovare për të bërë paqe e për t’i dhënë fund ciklit të dhunës është e admirueshme, në veçanti po të kemi parasysh zona të tjera të konfliktit si Afganistani, Iraku ose Libia“, kishte shtuar Bob Dole.

Ai i kishte dhënë merita Hashim Thaçit edhe për vënien në lëvizje të ndërkombëtarëve për çështjen e Kosovës.

“Kosova ka pasur të tjerë “baballarë të mëdhenj të kombit” në dekada të fundit. Ata u munduan të organizonin rezistencë paqësore. Megjithatë, Millosheviqi nuk besonte te dialogu me kosovarët. U desh një brez i ri udhëheqësie, i kryesuar nga presidenti Thaçi, që aleatët e Kosovës të viheshin në veprim. Rrugëtimi i Thaçit është rrugëtimi i Kosovës“, kishte shkruar Bob Dole në librin “SHTET I RI, BURR SHTETI MODERN”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit