Jerome Boateng është parë duke kryer stërvitjet e ditës së sotme me Bayern Munich, para kthimit të tij tek bavarezët si transfer i lirë, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
35 vjeçari ka mbetur pa klub që nga 1 korriku i kësaj vere, kur i skadoi kontrata me Lyon, klub tek i cili ishte transferuar në vitin 2021.
Për gjermanin janë caktuar testet mjekësore dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi i transferimit tek gjiganti i Bundesligës.