Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se ende pa u bërë 10 ditë, blloku A5 del prapë jashtë funksionit.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se pushteti aktual po don me I qitë në “komë” ndërmarrjet publike.
Postimi i plotë:
Pa u bë ende 10 ditë, blloku A5 del prapë jashtë funksionit
Thoshin se do të ndalet ”gjakderdhja finaciare”, këta dojnë me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike.
Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë, se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë.