Rruga Shkup – Hani i Elezit është bllokuar të mërkurën si pasojë e zjarreve ka njoftuar Qendra Kombëtare e Menaxhimit Urgjent.
Sipas njoftimit zjarri është në afërsi të tunelit në Maqedoni.
“Ju informojmë bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: