Lajme

Bllokohet rruga në Arbëri, shkak numri i madh i autobusëve

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2023

Është bllokuar rruga në lagjen Arbëria të kryeqytetit, njëra prej rrugëve më të frekuentura që të çon për në qendër të Prishtinës.

Para pak çastesh, organizata Liria ka Emër ka publikuar pamje nga momentet pak para nisjes së marshit.

Marshi pritet të fillojë rreth orës 14:00, ndërsa sheshet tashmë janë mbushur plotësisht.

Lajmi.net po raporton nga vendi i ngjarjes, ndërsa ju ftojmë të qëndroni me ne për të mësuar në detaje gjithçka rreth këtij marshi, që për synim ka mbështetjen për ish-krerët në prag të fillimit të gjykimit.