16.7 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

“Bllokimin e të gjitha institucioneve” – Florin Krasniqi tregon metodat që do t’i përdorte për ta rrëzuar Kurtin nga pushteti

- Advertisement -

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka thënë se nuk do të kursente asgjë nga vetja në mënyrë që ta shkarkonte Albin Kurtin nga posti i kryeministrit.

“Po të isha deputet, do isha i gatshëm të përdorë metoda jo shumë konvencionale, për shkarkimin e Kurtit”,  ka thënë Krasniqi.

Ai tutje spjegon se çka nënkupton me përdorimin e metodave jo të zakonshme, vetëm e vetëm për ta larguar Kurtin nga pushteti.

“Bllokimin e të gjitha institucioneve, përfshi Parlamentin Qeverinë, fizikisht mi blloku”, është shprehur Krasniqi.

Por ai ka përjashtuar përdorimin e dhunës në opozitbërje ndaj Kurtit.

“Jo me qenë të dhunshëm se si ka qenë Vetëvendosja, por në mënyrë paqësore me blloku shtetin që mos me mund me funksionu”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit