22.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Bllokimi i Rrugës A, Mirena: Mos shani e mos u ankoni pastaj për kolona e kaos ne trafik

- Advertisement -

Analisti Ilir Mirena, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale për t’i ndalur punimet në “Rrugën A” në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Mirena ka thënë se pasojat e këtij vendimi do t;I bartin qytetarët e Prishtinës.

Tutje, ai ka thënë se pasojë tjetër e këtij vendimi do të jetë kaosi në trafik.

Ne mundemi me u thellu ne shqyrtim te procedurave, kush pati te drejte kush jo, kush bani shkelje kush jo, megjithate pasojat e ndalimit te punimeve ne “Rrugen A” do t’i bartin qytetaret e Prishtines.

Kush jeton ne “Rrugen B” e dine horrorin qe e perjetone per me hy dhe me dal nga kjo lagje. Mos shani e mos u ankoni pastaj per kolona e kaos ne trafik.

Kohen kur do te mbeteni te ngujuar ne kolona te trafikut shfrytezojeni per leximin dhe shqyrtimin e ligjit te prokurimit. Ju bahet pritja me lehte”, ka shkruar Mirena.

Të ngjashme

Të fundit