-4.8 C
New York
Wednesday, January 28, 2026

Buy now

“Bllokimi i institucioneve nuk është opsion”, paralajmëron Alma Lama

- Advertisement -

Analistja politike Alma Lama,  ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, duke theksuar se ai nuk përputhet me Kushtetutën.

Sipas Lamës, deputetët e pakicave nuk mund të votohen thjesht për shkak të përkatësisë së tyre dhe gjithmonë do të varet nga vullneti i shumicës për t’i mbështetur. Ajo shtoi se çështja nuk është nëse një deputet i pakicës duhet të votohet apo jo, por nëse institucionet do të funksionojnë apo do të bllokohen për interesa të ngushta politike.

“Pakicat nuk mund të votohen vetëm sepse janë pakica; gjithmonë do të varet nga vullneti i shumicës për t’i votuar. Ajo që po kërkohet është të votohet në interes të mirë të vendit. Deputetët mund të votojnë, por problemi është nëse duan të krijojnë bllokim të institucioneve apo të lejojnë funksionimin normal”, ka thënë Alma Lama në Click të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit