Ka shkuar një hap tutje paralajmërimi gjerman për masa kundër Kosovës nëse ajo e mban të bllokuar Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore.
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin pasi përmendi rrezikun që Kosova të lihet jashtë Procesit të Berlinit, tani ai ka thënë se në Bruksel i është thënë që mund të vështirësohet edhe qasja në fondet e Planit të Rritjes.
Kjo nëse Kosova vazhdon refuzimin që të heq nuk e heq masën e sigurisë ndaj mallrave serbe.
E nga njohës të politikës po kërkohet që thirrja e Gjermanisë të dëgjohet.
“Kosova duhet të ketë kujdes dhe t’i dëgjojë partnerët ndërkombëtar. Procesi i Berlinit është iniciativa më e qëlluar për Ballkanin Perëndimor e po ashtu, ka impkat financiar e që do t’i ndihmonte vendet e rajonit për anëtarësim më të shpejtë në BE…Mendoj se ishte gabim i Kryeministrit, lënia jashtë e Kosovës nga CEFTA, është mundësi ideale për të iu bashkuar BE-së”, ka thënë Fidan Ukaj, Analist.
Në të kundërt sipas Ukajt, dëmet nuk do të jenë të vogla.
“Lënia jashtë e Kosovës nga CEFTA-s e dëmton rrugën e Kosovës, e largon nga mundësia e përfitimit financiar që përfitojnë vendet e rajonit e gjithashtu, përfiton edhe Kosova. Mendoj që duhet të jemi bashkëpunues, t’i dëgjojmë partnerët ndërkombëtar dhe t’i bashkohem thirrjes së Gjermanisë që të jemi përkrah vendeve të tjera dhe në procesin e Berlinit”, është shprehur Ukaj.
E dëme më të larta vlerësohet se do të pësojë ekonomia e vendit, humbje kjo e cila, sipas ekonomistëve, arrin shifra milionëshe.
“Në këtë kohë krize e inflacioni kur Kosova është e varur nga importi e çmimet janë shumë të larta, besoj se do ishte barrë e papërballueshme për qytetarët. Përjashtimi nga procesi i Berlinit dhe largimi nga CEEFTA është më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës…me një lagim të tillë, Kosova ndoshta mund të hub 400 deri në 600 milion euro brenda vitit, një luks të tillë nuk mund ta përballojë Kosova”, ka thënë Safet Gërxhaliu, Ish-kryetar i Odës Ekonomike.
Heqjen e masës ndaj mallrave serbe, Gjermania po e kërkon në këmbim me heqjen e UNMIK-ut si përfaqësues i Kosovës në CEFTA, por shteti të përfaqësohet me fusnotë.
Serbia mbetet ndër vendet nga të cilat Kosova importon më së shumti mallra.