Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe disa zyrtarëve të thesareve brenda ministrisë, të cilët, sipas tij, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Ai shtoi se, sipas interpretimit të tij, Murati mund të shmangë përgjegjësinë penale për shkak të pozitës së tij aktuale, por zyrtarët e tjerë mbajnë nënshkrimin mbi vendimet financiare.
“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe tre zyrtarëve të thesarit dhe zyrtarëve të tjerë në ministri të cilët janë përgjegjës dhe vazhdojnë të jenë në kundërshtim me ligjin. 100 për qind dikush prej tyre ka me hy në burg. Ministri në detyrë Hekuran Murati mundet teknikisht me i ikë burgut, sepse thotë “unë jam në detyrë” – këta të tretë e kanë përgjegjësinë me i nënshkru fondet për të kaluar dhe kështu edhe i përdor, edhe i shtin në burg, edhe punon kundër qytetarëve të kryeqytetit.”






