19.4 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Bllokada në Kuvend, Osmani: Cenon themelet mbi të cilat u ndërtua Republika e Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komunitetit serb.

Për këto, Osmani sot ka dorëzuar disa komente në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo shpreh se bllokimi i konstituimit të Kuvendit cënon themelet mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.

“Rendi kushtetues i Kosovës bazohet në vlerat siç janë: Demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushtetit. Siç e dini Republika e Kosovës e ka sistemin më të avancuar në tërë kontinentin evropian për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. MIrëpo këto të drejta nuk mund të abuzohen në një mënyrë që shkelin edhe vet qëllimin e tyre”, deklaroi ajo para mediave

Të ngjashme

Të fundit