28.4 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Bllokada në Kuvend lë pa shtesa mësimdhënësit për pesë muaj

- Advertisement -

Mësimdhënësit në kryeqytet për disa muaj nuk morën pagesa për orët shtesë. Kjo për shkak të bllokadës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, i cili ka bllokuar edhe buxhetin e Komunës së Prishtinës. Por kjo bllokadë rrezikon edhe pezullimin e punësimeve të reja në sektorin e arsimit në Kosovë.

Orët i mbajtën, por pagesat nuk u ekzekutuan në fund të muajit.

Për afër pesë muaj mësimdhënësit në kryeqytet nuk i morën shtesat për punën shtesë që bënë.

E gjithë kjo sipas drejtorit të shkollës “Emin Duraku” në kryeqytet, ndodhi  për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

“Mësimdhënësit të cilët kanë punuar orë shtesë mbi normë, është muaji i pestë që nuk kanë marrë paga.  Kjo është shqetësuese pasi orët shtesë janë motivuese meqë ata nuk qëndrojnë mirë me paga. Por është muaji pestë që nuk janë realizuar, arsyet dihet janë mosvotimi i buxhetit për shkak të moskonstituimit të Kuvendit”, tha drejtori i shkollës, Visar Osmani.

Por këto pagesa, vetëm për një muaj, u realizuan tek këtë të enjte.

“Kanë filluar të bëhen pagesat për një muaj, u janë bërë të paktën që na është premtuar që shumë shpejt do të finalizohen edhe pjesa tjetër. Borxh nuk iu jesiin por mësimdhënësit e kanë ditë që problem është vetëm që nuk është miratuar buxheti për shkak të moskonstituimit të Kuvendit”, drejtori i shkollës, Besart Ismajli.

Edhe sipas drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, e gjithë kjo ka ndodhur si shkak i mosrealizimit të shtesave nga Qeveria.

“Pengesat apo mosrealizimet kanë ardhur nga Qeveria, dhe asnjëherë për shkak të mungesës së buxhetit të Kryeqytetit. Buxheti ynë, edhe ashtu, është i bllokuar. Mjetet që i takojnë Kryeqytetit janë bllokuar tash e pesë muaj, padrejtësisht, nga Qeveria. Është e papranueshme që Kryeqyteti të lihet pa buxhet për kaq muaj”, tha Shahini.

Por jo vetëm në kryeqytet, moskonstituimi i Kuvendit sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit ka sjellë dëme të shumta në sektorin e arsimit.

“Edhe mësimdhënësit kanë mbetur pa u paguar për orët shtesë që ata i kanë mbajtur dhe në të njëjtën kohë dhe pa miratim të buxhetit i tërë sektori i arsimit  ka mbetur pa fond. Edhe në këtë rast i kemi infrastrukturën shtetërore, pajisjet shtetërore që duhet të sigurohen për vitin e ardhshëm shkollor, dixhitalizimi i i shkollave e shumë dëme të tjera që rrjedhimisht dalin nga miratimi i buxhetit që bëhet në Kuvend”, tha Vjollca Shala nga SBAShK-u.

Po ashtu sipas SBASHK-ut, moskonstituimi i Kuvendit do të ndikojë edhe në pezullimin apo ngadalësimin e punësimeve në sektorin e arsimit. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit