Në episodin e parafundit të ciklit “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?” në emisionin Debat Plus, janë publikuar detaje nga komunikimet e Nazim Bllacës, dëshmitarit të shumëproceseve gjyqësore në Kosovë.
Sipas përgjimeve të publikuara, Bllaca i shprehte shqetësimet hetueses së EULEX-it, Zdenka Pumper, për bllokimin e rastit “Bllaca 4”.
Ai tregon asaj se do t’i dërgojë një letër përmes mikut të tij, Gjinoviq Radosllavit, prokurorit serb Miljko Radosavljeviq, me qëllim që ky i fundit ta përcjellë letrën drejt Brukselit.
Bllaca: A po të pengoj diçka?
Zdenka: Jo, jo jo…
Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol me Gjino, dhe ai thotë që e do komentin në ora 9 të hënën. Unë e çoj në tavolinë te Mirko, a po kupton? Sepse atë dokumentin tim, a e kupton? Dhe ai do të thërras menjëherë…a e kupton?
Zdenka: Jo, nuk e kuptoj se çfarë dokumenti.
Bllaca: Tash kam fol me Gjinoviqin, ai thotë bone dokumentin që të bllokohet aty puna, i kam thanë Alleni mundet me kry komplet landën dhe çoje në Prokurori, mirëpo tash në Prokurori ka dal një guri i madh, a po kupton?
Zdenka: Më fal por nuk po të kuptoj.
Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol tash, i kam thanë Alleni punon me ekipin dhe e ka kry landën për arat.
Zdenka: Po, po e kuptoj.
Bllaca: Po, tash ai e kalon te Prokuroria.
Zdenka: Po, tash veç është bë.
Bllaca: Po, është kry por ku është poenta? Poenta është se Prokuroria po ma bllokon punën, nuk don me shku deri në fund. Ai thotë shkruaje dokumentin me ma çu dhe unë do ta dërgoj në Bruksel direkt. Tash, të hënën shkon në Bruksel në orën 10 Gjino, dokumenti im.
Zdenka: Kur shkon?
Bllaca: Në ora 10 shkon dokumenti. Pse ky njeri don me dal prej procesit, a e kupton? Ne dojmë llogari pse, ku është problemi?
Zdenka: Ani, ata kanë me kërku prej Brukselit.
Sipas këtyre bisedave, Gjino, i përmendur nga Nazim Bllaca, kishte lidhje të forta brenda EULEX-it. Këto lidhje arrinin deri te zyrtarë shumë të lartë, përfshirë Allen Eduarsin, i cili ka shërbyer si shef i hetimeve në Njësinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në EULEX.
Kjo konfirmohet edhe nga regjistrimi audio mes Bllacës dhe Pumper.
Bllaca: Po, po. A e din çka më tha? Më tha a je gjallë, ku ke qenë? Unë i thashë po don me më vra EULEX-i, po don me m’rreh EULEX-i. Ai veç keshi. Ai tha jo bre. Derisa të jetë gjallë Allen Eduards, mos u brengos, mos mendo për këtë punë – kështu më ka thanë ai.
Zdenka: Ndoshta edhe mua dojnë…
Bllaca: Tash unë për 2-3 orë e bëjë gati edhe e çoj të hënën.
Zdenka: Atëherë shkon të hënën në ora 10 në Bruksel.
Bllaca: Po, po
Zdenka: Zyrtarisht thua ashtu?
Bllaca: Po, po. Kjo shkon formalisht. Ai do të thërras direkt. Ai flet direkt çka bëhet nëse del ky njeri prej procesit. Natyrisht, kjo është goditje e madhe, a e kupton? Edhe shkruaj krejt, që kam punu edhe nuk kam flejt hiç prej pram.
Zdenka: Veç me pa, a e kam kuptu mirë. A i keni thanë atij se ju planifikoni, kur është ajo të enjten, kur takohemi, që ju do të shkoni te mediat?
Bllaca: Po, po. Ai thotë që çoje gjithçka me shkrim.
Zdenka: Unë për këtë po flas.
Bllaca: Dëgjomë, ai thotë se kjo nuk guxon me ndodh. Nuk mundemi me shku te kjo pikë sepse kemi investuar shumë në këto punë. A më kupton?
Zdenka: Po.
Bllaca: Tash do ta shkruaj dhe do ta çoj në shqip sepse ai e ka dikënd prej Shqipërisë aty që ia përkthen. Ka disa gra që punojnë aty, e din qysh funksionon aty. Veç dashta me të lajmëru.
Zdenka: Mirë që më ke lajmru, unë do t’iu tregoj edhe poshtë.
Në letrën “Çështja për tu trajtuar: ndihmë në zhbllokimin e situatës përmes Brukselit”, drejtuar prokurorit për krim të organizuar në Serbi, Miljko Radosavljeviq, Bllaca shprehet qartë se ai nuk do të dëshmojë më kundër Azem Sylës – në rastin Bllaca 4 – nëse nuk lirohet me kusht.
“Që nga prilli i vitit 2013 kam kam filluar të bashkpunoj me hetuesen Zdenka ne lidhje me çështjen e pronave dhe kemi bashkpunuar pothuajse 20 muaj dhe jam shume i knaqur me bashkpunimin qe kam pas me Zdenken ne lidhe me rastin e Azem Syle dhe kunder 9 personav tjerë.Pasi Zdenka ka perfunduar hetimet në lidhej me pronat dhe mashtrimi ndaj disa familjeve serbe ku bëhet fjal për milion euro lënda ka përfunduar fazen e hetimeve dhe shefi i policis me siguri.z.Alan Edëars ka dorzuar në prokurori kete rastë për 10 persona jane pjes e krimit te organizuar. Lendën në prokurori është duke e udhëheç Danilo Cecarelli prokuror special nga Eulex. Une jam takuar me kete pëson dhe i kam then nëse Ju z.Danilo nuk me lironi me kusht që unë e kam fituar këtë të drejt ather unë nuk guxoj të deshmoj kunder Azem Syles dhe të tjerve sepse Une në Pavionin D jam nën kontrrolit e Hajredin Kuqit dhe Azem Syles unë nuk guxoj se me vrasin si Agim Zogajn. Po të donte Brukseli pasi une kam plotsuar kriterin per tu liruar Brukseli do ta zhbllokonte situaten dhe do te me lironte permes Hajredin Kuqit automatikisht”, thuhet në letërn e Bllacës.
Bllaca shpëtimin e kërkon në Beograd.
“Une i kam thën pasi ju nuk keni fuqi të me lironi me Kusht Unë Nazim Bllaca do të terhiqem se nuk guxoj të dëshmoj kunder Azem Syles a në realitet Azem Syla dhe partia e tij mua me japin bukë në Dubravë. Unë Nazim Bllaca pas 5 vitetve bashkpunim me Eulexi-in do të terhiqem zyrtarish dhe publikish pa vullnetin tim nga rasti Bllaca 4 kundër Azem Syles dhe të tjerve. Takimi mes meje dhe z.Danilo do të jetë me 21 janar 2015 ne Fush Kosovë ku zyrtarisht do te terhiqem. Une po kërkoj nga ju z.Radosavleviç ndihmë që ju te intervenoni në Bruksel dhe ata ti pyetni pse po perzihet politika ne rastin Bllaca 4 në krye me Hashim Thaqit për mos me lirue Bllacen nga Burgu. Une kerkoj nga Ju që ju të pyetni z.Jerosllava –kryeprokurore ,Danilon –prokuror dhe Alan Edwars-shef policie se a ka nderhy politika kunder Bllaces apo jo veç pèr arsye mos me fillu procesi Bllaca 4 sepse ka te bej me profilin e lartët politke”, thuhet më tej në letrën e Bllacës drejtuar prokurorit serb.
Bllaca në këtë letër thotë se Radosavljevici është personi i cili mund të ndikoj në Bruksel për ta liruar nga burgu.
“Ju lutem z.Radosavljevic ju jeni person i cili mund të ndikon ne Brkusel lidhur me lirmin tim se pa u liruar unë nuk do burgoset kurrë Azem Syla dhe ju e di dhe keni arsye se familjet serbe nga Serbija janë viktima të grupi të Azem Syles. Dhe ne fund kerkoj nga ju intervenim direkt ne Bruksel se këtu ne Kosove por ka edhe ne Eulex disa persona që kan deshir të deshtoi rasti BLLACA 4.Ju falenderoj per mirkuptim i nderuari z.Radosavljevic dhe kete leter ju lutem mund ta perdoreni si deshmi edhe ne Bruksel në emer timin”, thuhet në letërn e Bllacës.
Episodi i ardhshëm i Debat Plus pritet të zbulojë edhe më shumë rreth lidhjes së tij me Gjykatën Speciale.
Seria e emisioneve në Debat Plus në TV Dukagjini, me autor Ermal Panduri, ka sjellë një cikël ekskluziv me titullin “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?”, ku për herë të parë publikohet përmbajtja e plotë e materialeve audio, letrave dhe komunikimeve ndërvite të ish-agjentit të vetëshpallur të SHIK-ut dhe dëshmitarit të EULEX-it, Nazim Bllaca.