Në episodin e tretë “Brenda Laptopit të Bllacës”, emisioni Debat Plus ka publikuar një seri emailash të vitit 2012, të shkëmbyer mes Nazim Bllacës dhe ish-veprimtarit politik në mërgatë, Xhafer Shatri – komunikime që u mundësuan përmes ndërmjetësimit të Adem Salihajt.
Në një email të dërguar nga Gjeneva, Xhafer Shatri i shkruan Salihajt duke i kërkuar kontakt me një “person” – referuar Bllacës – për të mësuar më shumë rreth aktivitetit të ish-firmës së tij në mërgatë. Salihaj e pranon kërkesën dhe i jep Shatrit adresën personale të emailit të Bllacës: [email protected].
Pas kësaj, komunikimi mes Shatrit dhe Bllacës intensifikohet.
Në një email të mëvonshëm, Xhafer Shatri e pyet Bllacën për një person me nofkën “Mangupi”, i cili më pas identifikohet në një dokument të dërguar nga vetë Bllaca si një ish-ushtar i UÇK-së, Bekim Bytyqi.
“Tutjeta Nazmi, Si je dhe si e ke familjen ? Lidhur me ate qe kemi biseduar nuk mudn te te jap mendim te prere para fundit te korrikut. Kesaj radhe po te pyes se a eshte e mundur qe Mangp te perdore per aso pislleqesh ndonjeri prej vellezerve te tij ? A je ne dijeni se ai Shkelqim Hamami e ka nje vella ne Gjeneve ? Te lutem nese ke ndonje detaj per kete me informo. Te fala, Xhaferi”
Në të njëjtin dokument figurojnë edhe vetë Nazim Bllaca dhe Ramiz Qeriqi – komandant “Luan”.
Shatri i shkruan më tej Bllacës:“Pershendetje Nazim, Desha te te falenderoj permes ketyre rreshtave per pritjen dhe te dhenat me vlere. Besoj se ato ia vlen te plotesohen duke identifikuar hallkat e nje ingranazhi te tille diabolik. Cdo e dhene per Mngpn dhe te dy shefat e tij, eshte me shume vlere. Prandaj ato duhet plotesuar me detaje ne menyre qe edhe aty ku jetoj une te vihen ne levizje mekanizmat juridike. Thjesht nuk ka rruge tjeter, sepse fundja duke luftuar per zbatimin e ligjit, njeriu lufton per liri. Liria pa ligje eshte anarki, kaos. Te fala, Xh”
Në emailat e tjerë, Shatri e pyet Bllacën për lidhje të mundshme të Mangupit me persona të tjerë, duke përmendur edhe emra konkretë, përfshirë Shkëlqim Hamamin.
Ky termi “Mngp”, pra është nofkë, bëhet fjalë për nofkën MANGUPI, që e barte një ish ushtarë i UÇK-së.
Disa ditë më pas, Nazim Bllaca, i kthen edhe një email Xhafer Shatrit.
“Pershendetje bac une kam qen pak i zën po per keta emra nuk di tybe asgje mirpo une do te jem krah i fort në shkembim të info. une i njof ata djemt e vellaut te Ekrem Jasharit te cilet e kan pas therr me thik nje serb ne Zicerr me duket ka ndodh kjo ngjarje tëe falemderoj per interesimin ne qeshtje e Os…… procesi po ec mir shume bile as qe e kam prit se do te ec kaq mir pershendetje nga B…”.
Këto komunikime kanë ndodhur në qershor të vitit 2012, kur Nazim Bllaca ndodhej nën mbrojtje të EULEX-it dhe jetonte në një shtëpi të sigurisë.