“Para së gjithash, nëse këto raporte janë të sakta, zemrat tona janë me gruan dhe familjen e tij”, thotë ai në konferencën e sigurisë në Mynih, duke shtuar se “Rusia është përgjegjëse” nëse konfirmohet vdekja.
I pyetur për vdekjen e Navalny-t këtë mëngjes në NPR, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan tha se ShBA-të po përpiqen të konfirmojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur.
“Është një tragjedi e tmerrshme dhe duke pasur parasysh historinë e gjatë dhe të ndyrë të qeverisë ruse për të dëmtuar kundërshtarët e saj, ajo ngre pyetje reale dhe të dukshme për atë që ndodhi”, i tha ai transmetuesit amerikan.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen i bën jehonë kësaj përgjigjeje. Në konferencën e sigurisë në Mynih, ajo i tha BBC-së: “Ne presim që familja ta konfirmojë vdekjen përpara se të japim deklaratën tonë”.