5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Blinken si Biden: Për 16 vjetorin e Pavarësisë, i kërkon Kosovës zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë

- Advertisement -

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka uruar Kosovën për 16 vjetorin e Pavarësisë. Njëjtë si presidentit amerikan, Joe Biden, edhe ai ka kërkuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhe ecjen përpara në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, Blinken thekson se ShBA-të vlerësojnë partneritetin mes dy vendeve.

Po ashtu, Kosovës i është kërkuar zbatimi i të gjitha zotimeve dhe ecja në dialogun me Serbinë, drejt njohjes reciproke mes dy vendeve.

“Ndërsa vazhdoni të bëni përparim në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e sundimit të ligjit, ne do të vazhdojmë të mbështesim një Kosovë multietnike që avancon një rajon më të sigurt, më të sigurt dhe më të begatë. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Kosovën që të zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, në rrugën drejt njohjes reciproke eventuale.” – thuhet aty.

Blinken ka përmendur se mbështeten aspiratat e thëna në deklaratën e pavarësisë e Kushtetutës për të kontribuuar në stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në institucionet euroatlantike. Ne mbështesim aspiratat e përcaktuara në deklaratën tuaj të pavarësisë dhe kushtetutës për të “kontribuuar në stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi”. Ne mirëpresim mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën kundër luftës brutale dhe të padrejtë të Rusisë dhe jemi mirënjohës për ndihmën bujare të Kosovës për gazetarët dhe të tjerët që kërkuan strehim në vendin tuaj. Mezi pres të thellojmë partneritetin tonë në forcimin e demokracisë dhe krijimin e kushteve që Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj të lulëzojnë në një botë më të sigurt, më stabile dhe më prosperuese.” – thuhet tutje.

Në fund të deklaratës së Blinken shkruan:

“Urime sërish mikut, partnerit dhe aleatit tonë përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ju uroj një vit të qetë dhe të begatë përpara”.

Ndërkohë, në letrën e dërguar të premten te presidentja Vjosa Osmani, presidenti amerikan, Joe Biden kërkuar që Kosova të përmbushë të gjitha obligimet e saj, përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara që janë arritur në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Ne gjithashtu vazhdojmë që t’i përkrahim përpjekjet e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes reciproke përfundimtare. Krahas vendeve të tjera të rajonit dhe përreth botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës inkurajojnë udhëheqësinë e Kosovës të përmbushë të gjitha obligimet e saj, përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi.” – shkroi ai.

Kritikat e ShBA-së

Sjellim ndër mend që aktualisht raportet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të lënduara, pasi BQK-ja vendosi që përmes Rregullorës së re të ndalojë përdorimin e dinarit serb në territorin e shtetit kosovar. Dje ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, theksoi se raportet në mes Kosovës dhe ShBA-së janë prekur pas vendimit për dinarin serb.

“Jam i shqetësuar që ka deklarata pas kësaj interviste të O’Brien, që sugjerojnë që marrëdhënia mes Kosovoës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të prekur nga kjo situatë, më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kjo nuk është situata.” – tha të enjten ambasadori Hovenier.

Ditë më parë, James O’brien, nihmës-sekretar amerikan i Shtetit, i shprehi publikisht shqetësimet e tij me Qeverinë Kurti rreth dinarit, duke e quajtur vendimin si “paaftësi qeverisësë”.

“Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere…Unë nuk bëj kërcënime të vakëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit