Home Lajme Blinken nuk i takoi Kurtin e Osmanin, burri i Presidentes mburret me një foto të vitit të kaluar

Blinken nuk i takoi Kurtin e Osmanin, burri i Presidentes mburret me një foto të vitit të kaluar

0
Blinken nuk i takoi Kurtin e Osmanin, burri i Presidentes mburret me një foto të vitit të kaluar

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka reaguar ndaj kritikave, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk i takoi Vjosa Osmanin e Albin Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Përmes një postimi në Facebook, Sadriu duke u arsyetuar për mungesën e këtij takimi, është lavdëruar më takimin e vitit të kaluar të Osmanit dhe Kurti në Amerikë me Blinkenin.

Sipas tij, pritje të tillë si ajo e vitit të kaluar nuk pa pasur as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e as ndonjë prej liderëve të tjerë të rajonit.

“Pritja protokollare ne DASH vitin e kaluar. Nje pritje të tillë nuk e ka patur as Vuqici e as shumica e lidereve politik ne rajon. SHBA-te e kane theksuar vet se raportet ndershteterore me Kosoven asnjehere nuk kane qene me te forta se tani.” ka shkruar Sadriu.

Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të shtunën në Mynih e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se ka pasur “një bisedë produktive”.

“Biseduam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe për atë se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Twitter, duke publikuar dy fotografi nga takimi.  

Exit mobile version