Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ka dërguar një letër drejt Moskës, në të cilën është bërë e qartë se Amerika nuk tërhiqet nga qëndrimet rreth konfliktit Rusi-Ukrainë.
Në përgjigjen për Rusinë ai ka bërë të qartë se SHBA-ja “nuk bën asnjë ndryshim dhe që nuk do të ketë ndryshime”.
“Kemi ofruar një rrugë serioze diplomatike, me të cilën duhet të shkohet para. Kjo përfshin mbrojtjen e të drejtës së kombeve për të zgjedhur aleancat e tyre”, është shprehur Blinken.
“Ne kemi bërë të qartë se ka parime thelbësore, për të cilat jemi zotuar t’i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainën”, ka vazhduar Blinken në konferencë, duke folur për këtë letër.