Home Lajme Botë Blinken kërkon që të gjithë shtetasit të largohen nga Rusia pas arrestimit të reporterit

Blinken kërkon që të gjithë shtetasit të largohen nga Rusia pas arrestimit të reporterit

0
Blinken kërkon që të gjithë shtetasit të largohen nga Rusia pas arrestimit të reporterit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas arrestimit të reporterit të The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, nga shërbimi rus i sigurisë FSB nën dyshimin për spiunazh.

Blinken ka kërkuar nga gjithë shtetasit amerikanë që janë në Rusi të largohen menjëherë nga aty.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimin e Rusisë se ka arrestuar një gazetar shtetas amerikan. Prioriteti më i lartë i Departamentit të Shtetit është siguria e shtetasve amerikanë jashtë vendit. Nëse jeni një shtetas amerikan që jetoni ose udhëtoni në Rusi – ju lutemi largohuni menjëherë” ka shkruar Blinken në Twitter.

Exit mobile version