5.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Blinken kërkon që të gjithë shtetasit të largohen nga Rusia pas arrestimit të reporterit

- Advertisement -

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas arrestimit të reporterit të The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, nga shërbimi rus i sigurisë FSB nën dyshimin për spiunazh.

Blinken ka kërkuar nga gjithë shtetasit amerikanë që janë në Rusi të largohen menjëherë nga aty.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimin e Rusisë se ka arrestuar një gazetar shtetas amerikan. Prioriteti më i lartë i Departamentit të Shtetit është siguria e shtetasve amerikanë jashtë vendit. Nëse jeni një shtetas amerikan që jetoni ose udhëtoni në Rusi – ju lutemi largohuni menjëherë” ka shkruar Blinken në Twitter.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit