5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Blinken i kërkon Lavrovit lirimin e dy të burgosurve amerikanë

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se i ka kërkuar Rusisë të pranojë një propozim për lirimin e dy amerikanëve të profilit të lartë, të arrestuar në Rusi, gjatë një telefonate me homologun e tij rus, Sergej Lavrov.

Blinken tha se kishte një bisedë “të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë” me Lavrov.

“Unë i bëra presion Kremlinit të pranojë propozimin thelbësor që ne bëmë për lirimin e Paul Whelan dhe Brittney Griner”, u tha gazetarëve diplomati i lartë i Shteteve të Bashkuara.

Lavrov i sugjeroi Blinken që të dy palët të kthehen në diplomaci të qetë për çështjen e shkëmbimit të të burgosurve, raporton AlJazeera.

“Lidhur me shkëmbimin e mundshëm të shtetasve rusë dhe amerikanë të burgosur, pala ruse sugjeroi fuqimisht një kthim në praktikën e trajtimit të kësaj në mënyrë profesionale dhe përdorimit të diplomacisë së qetë në vend të hedhjes së informacionit spekulativ”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.

Blinken tha se administrata Biden kishte bërë një ofertë thelbësore për të liruar Griner, një yll i basketbollit amerikan, dhe Whelan, një ish-marinist.

Një burim i cituar nga Reuters tha se Uashingtoni ishte i gatshëm të shkëmbente trafikantin e dënuar të armëve, Viktor Bout, i burgosur në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje të tillë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit