7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Blinken i bën thirrje presidentit palestinez të dënojë sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur me presidentin palestinez, Mahmud Abbas dhe po i kërkon atij që të ndërmarrë hapa drejt qetësimit të situatës.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken i bën thirrje të gjithë lidershipit në rajon që të dënojë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, shkruan The Times of Izrael, transmeton teve1.info

Deri tani, numri i të vdekurve në Izrael ka shkruar në 250, teksa të plagosur janë rreth 1 mijë e 450.

Grupi militant Hamas ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Me vazhdimin e sulmeve, linjat e mëdha ajrore kanë anuluar dhjetëra fluturime për në Tel Aviv.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit